Reporteri për Çështjet Europiane në Bundestag Florian Hahn ka reaguar pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 106 pro ndryshimet kushtetuese.
Në një postim në twitter Hahn përgëzon parlamentin shqiptar për plotësimin e Marrëveshjes së Këshillit Politik dhe kërkesën e Bundestagut bazuar në rekomandimin e OSBE/ODHIR për demokratizimin e procesit zgjedhor.
“Përshëndesim Parlamentin shqiptar për plotësimin e Marrëveshjes së Këshillit Politik dhe kërkesën e Bundestagut bazuar në rekomandimin e OSBE/ODHIR për demokratizimin e procesit zgjedhor. Por të gjitha palët duhet të punojnë sëbashku”– shkruan Hahn.