Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi edhe kryetare e PS Tiranë, Elisa Spiropali vizitoi familjen Shima, banesa e të cilëve u shpall krejtësisht e pabanueshme pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Gjatë vizitës në këtë familje ministrja është shprehur se shtëpia e familjes Shima “do të rindërtohet nga themelet pas goditjes fatale që i shkaktoi tërmeti. Në këtë zonë do të rindërtohen në total 92 shtëpi dhe 1 pallat dy katësh bashkë me 8 pallate që do të rindërtohen në Kombinat”.
Më tej, gjatë një takimi me strukturat e PS-së në Kashar, Spiropali ka theksuar se “Në 2021 fitojmë mandatin e tretë qeverisës për t’i çuar kokëfortësisht përpara punët e nisura si detyrim ndaj qytetarëve, por edhe si leksion për Lul Bashën, që mbase s’e di se kryeministër zgjidhesh, nuk vetëshpallesh!”
STATUSI I PLOTË
Kashar | Ndalesa e parë tek familja Shima në ‘Lagjjen 14’, shtëpia e të cilëve do të #Rindërtohet nga themelet pas goditjes fatale që i shkaktoi tërmeti. Në këtë zonë do të rindërtohen në total 92 shtëpi dhe 1 pallat dy katësh bashkë me 8 pallate që do të rindërtohen në Kombinat, miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë.
Në vazhdën e organizimit të strukturave të #PSTIRANË, bashkë me Blerinën, finalizuam konstituimin e këshillit socialist ‘Lagjja 14’, duke ia besuar këtë përgjegjësi Irgentit dhe ekipit punëtor socialist të kësaj zone në rritje të kryeqytetit.
Në 2021 fitojmë mandatin e tretë qeverisës për t’i çuar kokëfortësisht përpara punët e nisura si detyrim ndaj qytetarëve, por edhe si leksion për Lul Bashën, që mbase s’e di se kryeministër zgjidhesh, nuk vetëshpallesh!
#2021 #PërShqipërinëqëDuam??
#PërTiranënqëDuam?