Në mesin e viteve ’90, një numër i konsiderueshëm gazetash botërore nisën të publikonin rregullisht artikuj mbi astrologjinë. Kjo sepse shumë njerëz lexojnë vazhdimisht horoskopin, madje blejnë produkte të ndryshme që i referohen shenjës së tyre të zodiakut. Ndaj nëse edhe ti përfshihesh në grupin horoscope-mania dhe dëshiron të kesh një send me shenjën tënde, po të japim disa ide.

Një filxhan me yjet që formojnë shenjën. Nëse nuk e dini, mësojeni që ka sapunë të personalizuar për çdo shenjë horoskopi, psh një Gaforre përdor sapunët me lule zambaku, ndërsa Dashi aromën e mangos. Kërkoni nëpër dyqane ose në faqe që shesin produkte online për një bllok shënimesh me yjësinë tuaj, ku mund të shënoni data të rëndësishme ose ta përdorni si gjithë fletoret e tjera.

Shtoni në setin e aksesorëve bizhuteri me simbolin e shenjës suaj. Sigurisht që ju nuk ktheni pse e ktheni shtëpinë tuaj në një muze me objekte për astrologjinë, por një jastëk i tillë nuk prish punë. Ose diçka e tillë që nuk ta vr et syrin. Mund të personalizoni edhe një bluzë të tillë për t’ua bërë të qartë njerëzve se rrethoheni vetëm nga ata që besojnë tek horoskopi Qëndroni të hidratuar me një shishe uji të tillë.