Të bëhesh e njohur nuk është diçka që ndodh rastësisht. Duhet shumë punë dhe pak fat që të përjetoni këtë ndjesi magjike. Të jësh i/e famshme por kjo gjë të mos shoqërohet me para duket e pavlerë. Fama nuk është për të gjithë dhe kjo ka dhe një lidhje me karakteristikat personale të secilit. Më poshtë janë shenjat e horokopit që kanë më shumë mundësi të jenë pjesë në këtë fushë.
Luani: Ajo që me siguri keni dëgjuar rreth tyre është se duan shumë vëmëndje por jo vetëm e duan, ata edhe dinë ta mbajnë për një kohë të gjatë. Ato e meritojnë famën që mund të kenë sepse janë dhe të zotët që të përcjellin tek njerëzit atë që i kërkohet. Duhet ta njihni Mick Jagger, ai është në shenjën e luanit.
Virgjëresha: Dy karakteristikat kryesore të saj janë: Fama dhe pasuria. Pjesa më e mirë në të gjithë këtë është se ato nuk duan vetëm vëmëndjen por arrijnë të marrin gjithmonë pagën që meritojnë. Tim Burton është një përfaqësues i denjë i kësaj shenje.
Shigjetari: Ata rrëmbejnë çastin dhe qëndrojnë në qëndër të bisedës për ta përdorur në avantazhin e tyre. Një perzonazh i njohur i kësaj shenje është Frank Sinatra.
Binjakët: Janë në një udhëkryq midis dëshirës për të qënë i famshëm apo thjesht për të marrë meritat e punëve të shkëlqyera që ato bëjnë. Ato e adhurojnë vëmëndjen por ndryshe nga personat në shenjën e luanit kur situate bëhet e vështira ato e humbasin durimin. Donald Trump është një përfaqësues i pushtetshëm i binjakëve.