Ka kaluar vetëm një muaj e gjysmë gati që kur Klea Huta është bërë nënë për herë të parë dhe të gjithë duam të shohim sesi duket ajo pas lindjes! Moderatorja ka qenë tepër aktive me fotot të Instagram, më tepër duke ndarë momente me vogëlushin e saj Krid. Dhe ja sot, ajo ka publikuar disa foto të vetes, ku duket në super formë! Nuk e dimë nëse këto foto janë realizuar pas lindjes, por nëse është kështu, atëherë moderatorja ka komplimentet tona për belin e hollë.

Së fundi, Klea ka vendosur t’i rikthehet punës më e karikuar se kurrë më parë. Moderatorja ka shpërndarë edhe një foto në Instastory ku duket në super formë, teksa ka shkruar edhe “Coming soon”, duke na paralajmëruar kështu për një projekt të ri në të ardhmen. Aktualisht nuk ka detaje të tjera, por nuk përjashtohet mundësia që Klea të jetë duke gatuar ndonjë hit të ri në muzikë.