Megjithë deklaratat e fundit të Presidentit Bartomeu, thashethemet vazhdojnë për lamtumirën e mundshme të Lionel Messit me Barcelonën brenda një viti.
Sipas talkSPORT, në veçanti, skuadra në pole position dhe më e avantazhuar, deri më tani, do të ishte Manchester City i Khaldoon Al Mubarak, i gatshëm për të mbuluar yllin argjentinas me ar, pasi kontrata e tij me Blaugrana skadoi në verën e 2021.
Manchester City, sigurisht nëse nuk do të përjashtohej nga Champions League, do të ishte gati që të paguante rreth 50 milionë euro në sezon për yllin argjentinas me një kontratë për 3 vjet.