PSG është e gatshme të negociojë me Barcelona-n për Neymar. Braziliani ka refuzuar të rinovojë kontratën me kampionët e Francës dhe këmbëngul për një kthim në Camp Nou. Sipas kryeredaktorit të Okdiarios, Eduardo Inda, francezët janë gati të ulen në tavolinë për të diskutuar transferimin e O’Ney te katalanasit.

“Barcelona nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Neymar dhe PSG është e hapur për shitjen e tij”, ka thënë Inda.

“Francezët do të ishin të gatshëm të negocionin nëse Barça do të përfshijë Ousmane Dembele në operacion”.

“PSG do 80 milionë euro dhe lojtarin”.

Neymar ka një kontratë me Paris Saint-Germain deri në vitin 2022.