Ju ka ndodhur ndonjëhere që të shihni dike shumë tërheqësh në një lokal por nuk arrini të shpjegoni shenjat që është duke ju dhënë me shikim e tij. Epo nuk keni pse te “torturoheni” më, pasi sipas shenjës së tij të horoskopit ju do të kuptoni nqs është duke flirtuar apo ka një interest të veçantë. Dashi: është shumë i pasionuar për gjithçka në jetën e tij, përfshirë edhe marrëdhëniet . Ai është një person shumë i çuditshëm. Në fakt, preferon të rrethohet me gra tërheqëse, me të cilat mund të flirtojë rregullisht.

Demi: drejtohet nga planeti i Venusi, i cili njihet si planeti i dashurisë. Kjo do të thotë që Demi ka marrëdhëniet më të mira romantike, sepse dashuria vjen natyrshëm brenda tij. Edhe pse ai bie shpejt në dashuri, kjo nuk do të thotë se ai do të flirtojë me këdo që njeh. Binjakët: kanë një mendje shumë të shpejtë, kështu që ata shpesh përdorin sarkazmën kur është fjala për flirtim. Nëse jeni një person që i pranoni shakatë, binjakët do të ndjehen më të kënaqur duke shprehur personalitetin e tyre dhe ata do të flirtojënë me ju.

Gaforrja: është një person shumë emocional. Ai dëshiron që marrëdhënia të jetë romantike dhe sentimentale. Kur një gaforre flirton, ai e bën atë në mënyrën më romantike që mund të imagjinoni. I kushton vëmendje detajeve të vogla dhe gjithmonë sigurohen që ju të zgjoheni në një tekst në mëngjes. Luani: është një nga njerëzit më argëtues dhe tërheqës. Ai gjithnjë është I kujdsshëm që ju të kaloni një kohë të mrekullueshme. Ai është me të vërtetë i mirë për t’i bërë njerëzit të ndihen të veçantë. Për fat të keq, ai nuk e bën gjithmonë këtë në mënyrën më të sinqertë.

Virgjëresha: është introverte, kjo gjë e bën të vështirë për të që të flirtojë. Personat e kësaj shenje janë shumë kritik ndaj vetvetes dhe mendojnë se edhe gjesti më i vogël është I tepërt. E vërteta është se kur një Virgjëreshë del jashtë zonës së rehatisë dhe flirton, është e dukshme. Peshorja: në mënyrë të ngjashme me Demin, Peshorja drejtohet gjithashtu nga planeti i dashurisë. Ajo e urren të jetë vetëm, kërkon shumë vëmëndje dhe në këtë mënyrë do ta kuptoni kur e ka seriozisht apo jo.

Akrepi: është më i apasionuari nga të gjitha shenjat, dhe ai arrin lidhje intensive emocionale në marrëdhëniet e tij. Shigjetari: është një nga njerëzit më pozitive dhe më të këndshëm për të patur pranë, dhe kjo është ajo që e bën atë kaq tërheqës. Bricjapi: personat e kësaj shenje janë shumë serioze dhe nuk e marrin mundimin të flirtojnë nqs me të vërtetë nuk janë të interesuar. Nqs kanë diçka serioze do të jetë shumë e lehtë për tu kuptuar.

Ujori: është një nga shenjat më komunikuese kështu që nqs ka një interes ndaj jush do ta kuuptoni nga biseda e tij. Peshqit: është një nga shenjat që ka gjithmonë nëvojë për një të dashur gjë që e bën atë shumë flirtues por njëkohësisht romantik dhe pasionant