Dojna Mema ka cekur temën e virgjërisë në një nga postimet e saj në Instagram, ku një ndjekëse e ka pyetur nëse është normale të jesh e virgjër 19 vjeçe. Në një postim në Instastory, moderatorja e njohur shprehet se nuk është normale që ka ende njerëz që pyesin për virgjërinë në këtë kohë. Dojna thekson se një vajzë e mirë, e emancipuar apo e përdalë nuk përcaktohet nga cipa e virgjërisë:
“Nuk është normale që ka njerëz që pyesin për virgjërinë, aq më tepër vajza. Njëherë e mirë: Një cipë nuk e përcakton sa vajzë e mirë, e emancipuar, e përdalë apo e prapambetur je. Nuk tregon asgjë për ty por tregon gjithçka për dikë që ta vë në dukje apo ta bën si pyetje! Dojna flet edhe për ata meshkuj të cilët përhapin fjalë për vajzat që i refuzojnë duke thënë :” E kam pasur unë atë”.
“Janë këta meshkujt në tentativë që shoqërohen nga të ngjashmit e tyre. Mos e vrit mendjen”, shkruan moderatorja. Dojna komunikon shpesh me ndjekësit e saj në Instagram nëpërmjet “Ask me a question” dhe nuk i mban për vete këshillat sa herë që dikush ka nevojë!