Më datën 18 të muajit qershor, moderatorja Jonida Vokshi dhe partneri i saj Besnik Krapi, u bënë prindër për herë të parë. Jonida solli në jetë të voglën Emi, e cila ka ndryshuar rrënjësisht jetën e çiftit. Gjatë këtij muaji nuk kanë munguar pozat e moderatores me të voglën, të cilës ka zgjedhur të mos ia tregojë fytyrën. Mirëpo sot, me rastin e 1 mujorit të bebushes Jonida publikoi foton më të ëmbël me të. Në Instagram, moderatorja ndau foto të duarve nënë e bijë, teksa Emi kishte mbledhur me dorë gishtin e saj.

“Ti erdhe ne jetet tona si sot nje muaj me pare per ti ndryshuar rrenjesisht ato! Muaji me i bukur i jetes sime! Na ke bere njerezit me te lumtur te botes o Em! E vogla jone ti❤️”- janë fjalët e Jonidës në postim. Në fakt, të gjithë jemi kuriozë të dimë se cilit prej prindërve i ngjan më shumë vogëlushja dhe po presim me padurim të shohim portretin e saj ëngjëllor.