E dimë se sa të vështirë e ka shumica e meshkujve të bëjë dhurata dhe kryesisht ato bëhen kur ka një motiv, një festë apo një përvjetor. Mirëpo, e mendoni që partneri t’ju surprizonte herë pas here pa asnjë motiv? Këtë e bën reperi Gjiko me partneren e tij, Elita Rudin.
Nuk ka asnjë festë dhe nuk është përvjetori i tyre, por Gjiko sërish i ka dërguar Elitës në shtëpi një buqetë me trëndafila. Moderatorja është lumturuar nga kjo surprizë dhe ëmbël dhe s’ka mundur dot të mos e ndajë gëzimin me ndjekësit e saj në Instagram.
“E dashuroj kur më sjell lule pa arsye”- shkruan Elita krahas fotos ku ka pozuar me buqetën me lule. Megjithëse janë bërë prindër të një vogëlushi që e quajtën Zëri, mes Gjikos dhe Elitës duket se vazhdon të jetë i njëjti pasion dhe emocion si në ditët e para të marrëdhënies.