Bayern Munchen është një prej klubeve më të mirë në Europë. Gjermanët kanë skautët më të mirë në botë dhe afrimet e tyre në merkato janë shumë të mirë. Bavarezët po mendojnë për të ardhmen dhe kanë pikasur një futbollist mjaft interesant.

Fjala është për mesfushorin Benicio Baker-Boaitey. Një emër krejtësisht i panjohur, pasi është 16 vjeç. Adoleshenti luan për ekipin e West Ham-it dhe me shumë mundësi do të përfundojë në Gjermani me skuadrën kampione.

Ai refuzoi që të nënshkruante kontratën profesioniste me “çekiçët” prandaj kalimi te Bayerni është mëse i mundshëm. Drejtuesit e Bayernit po bisedojnë me familjarët e lojtarit dhe agjentët e tij. Baker-Boaitey shihet si një nga elementët më premtues të së ardhmes.