Ronela Hajati ka folur pas ndarjes me këngëtarin e njohur Young Zerka. E ftuar këtë javë në Prive, këngëtarja shqiptare, pranoi se është single dhe se ndihet shumë mirë.
Ajo tregoi se aktualisht është e fokusuar vetëm te puna e saj, e megjithatë tha se njeriu nuk mjaftohet asnjëherë as kur është single e as kur është në një lidhje.
“Po beqare jam dhe shumë mirë madje. Punë vetëm punë për momentin. Është e vetmja gjë ku jam shumë e fokusuar dhe kur fle mendoj për punë. Jam e izoluar dhe e fokusuar vetëm në punë. Po ndihem shumë mirë. Njeriu nuk mjaftohet kurrë edhe kur je shumë shumë mirë, prapë do të kesh diçka që nuk e ke. Unë shoh shoqet e mia. Kur janë në një lidhje duan të kalojnë kohë vetëm me shoqet, kur janë vetëm duan lidhje. Kur kanë diçka, duan diçka tjetër. Njeriu nuk ngopet”. Sa u përket projekteve muzikore, këngëtarja tregoi se shumë shpejt do të vijë me këngën e re “Aventura”. Klipi ende nuk është xhiruar, e megjithatë Ronela premtoi se do të jetë super hit.
“Kam 2 projekte mund të bëhen 3 dhe 4, por tani në mes të korrikut xhiroj klipin”. Por a do të vijë në një bashkëpunim? Jo, Ronela do të vijë vetëm këtë verë.
“Kam pëlqyer të jem vetë këtë vit. Nëse ia dal vetë këtë verë, domethënë se kam shumë potencial si artiste”, u shpreh ajo.