Disa nga shenjat horoskopit me sa duket janë ngatërrestarë dhe e kanë mendjen vetëm për telashe. Më poshtë do t’ju njohim me pesë shenjat mistrece të horoskopit, që nuk lënë vend pa futur hundët. Disa prej tyre arrijnë që në fund t’ia dalin, duke dalë “të larë”. Po ti, a je një prej tyre?

Virgjëresha
Virgjëresha është një shenjë që nuk e ka problem ta thotë mendimin e saj, por sikur të kishte pak më shumë takt, mirë do ishte. Janë pak arrogantë dhe mënyra se si shprehen mund t’ju bëjë të ndiheni keq.

Pershorja
Peshorja karakterizohet nga sharmi, por e përdor këtë të fundit për të manipuluar! Janë telashendjellës, por në fund ia arrijnë të dalin pa u “lagur”.

Binjakët
Binjakët luajnë lojë të dyfishtë dhe kjo është arsyeja që pse futeni gjithmonë në telashe me këtë shenjë!

Shigjetari
Kjo shenjë futet në telashe sepse është një shenjë provokuese që nuk e kupton sesa ndikim mund të kenë veprat e tij tek të tjerët. Është shenjë e papërgjegjshme.

Ujori
Ndonëse ujori është një shenjë e paqtë, “shejtanlliku” i tyre lidhet me pavarsinë dhe moskokëçarjen e tyre.