Kur shiheni në pasqyrë ju pëlqen tej mase vetja dhe në një foto zhgënjeheni me pamjen tuaj? Ndoshta nuk merrni qëndrimin e duhur që ju të shkëlqeni në një foto. Shikoni një herë këshillat e mëposhtme të listuara nga ekspertët e fotografisë.

1. Shikoni poshtë vetëm pak
“Një anim delikat i mjekrës në rënie do të bëjë fytyrën tuaj të duket më e zbehtë dhe të ju jap një prerje fytyre të mprehtë”, thotë Melissa Silver, artiste kozmetikë për Maybelline New York. “Dhe buzëqesh. Kjo ngre mollëzat, duke i dhënë fytyrën tënde më shumë strukturë.

2. Pozoni në mënyrën e duhur
Kur jeni në këmbë dhe peshoni peshën tuaj në një këmbë, kjo pozë i jep trupi një vështrim të qetë dhe njëkohësisht siguron formë më të mirë për trupin, si dhe ka efektin e humbjes së disa kilogramëve.

3. Flokë me volum
Sillini flokët tuaj para, duke i dhënë volum me duar, gjë që e bën fytyrën tuaj të duket me një siluet perfekte dhe më të plotë.

4. Qëndroni drejt
Qëndrimi i mirë jo vetëm që ju bën të duken shtatlartë, por gjithashtu mund të bëjë që ju të dukeni të hollë dhe me një barkë të sheshtë. Ngrini shpatullat tuaja prapa, ngrini gjoksin tuaj dhe zgjasni qafën tuaj.

5. Kujdes ku vendosni duart tuaja
Shmangni lëshimin e duarve tuaja përgjatë këmbëve tuaj, pra duke marrë një qëndrim si qiri sepse kamera e sheh dy dimensionalisht dhe duart tuaja do të duken të madha në foto, duke e çuar vëmendjen tek ato dhe jo tek ju.