Familja e Ermal Mamaqit po shijon pushimet këtë fillim korriku! Prej ditësh moderatori dhe bashkëshortja e tij Amarda Toska kanë publikuar pamje nga momentet më të këndshme në rivierën shqiptare, ku nuk mungojnë as udhëtimet me jaht! Dhe sigurisht e përditësuar për këtë udhëtim është mikesha më e ngushtë e familjes, Elvana Gjata, e cila merr foto e video live nga pushimet në Whatsapp-in e saj personal.

Por për një foto të fundit, ka plasur “sherri” pasi Elvana ka bërë një koment mjaft ngacmues që Ermalit nuk i ka pëlqyer. Ka qenë Ermali që i ka dërguar asaj një foto me djalin e tij Jolein, ndërsa Elvana ia kthen: “Po Joeli pse del vetëm me qenin në foto”.

“Zbulohen të tjera mesazhe fyese nga @elvanagjataaaa dhe këtë herë në Ëhatcupin personal timin. Edhe gocën time personale ta kisha nuk do e fussha në shpi. Po iki të pi gotën e kosit. Ja pra miq…”, shkruan Ermali teksa i bën foto bisedës private. Kjo sagë zënkash virtuale ka disa ditë që vijon pasi më herët këngëtarja bëri një koment të ngjashëm:


Në një video të ëmbël të Joelit me qenin e ri të shtëpisë, Elvana ka “bullizuar” Mamaqin dhe na shkriu së qeshuri! “Sa i mirë o Zot! Joeli si Ami, qeni si ty!”- janë fjalët e këngëtares në bisedën private. Sigurisht këto fjalë e kanë bërë të qeshë Ermalin, i cili shkruan me humor krahas mesazhit: “SKANDAL!!! ZBULOHET BISEDA…Ja pra miq… Ja bullizmi i @elvanagjataaaa në mesazhet private.”, ndërsa ndjekësit kanë shpërthyer në të qeshura në komente.