Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik tha se pas mbledhjes së të premtes, u pa qartë qëndrimi i socialistëve sa i përket çështjes së koalicioneve parazgjedhore.
“Dashurinë për listat e hapura, Rama e ka alibi për të hequr koalicionet. Është një farsë dhe justifikim në funksion të këtij qëllimi, që të ndryshojë rregullat e garës.
Përfaqësuesi i mazhorancës refuzoi edhe pse i dhanë modelet e vendeve si Belgjika, Holanda, Danimarka, Letonia, Italia”, tha Bylykbashi.
“Nëse nuk i duket model mazhorancës diçka që ka funksionuar për 17 vitesh, është e qartë që e gjithë kjo është për të vrarë mundësinë e partive politike për t’u bashkuar e për të garuar në liri të plotë.
Presim nga mazhoranca të reflektojë. Kjo çështje duhet trajtuar në këshillin politik, me konsensus e transparencë dhe të mos cenojë marrëveshjen e 5 qershorit”.