Dy ditë më parë partnerja e Olsi Bylykut, Egli, ndau në Instagram një video të aktorit gjatë xhirimeve të këngës së re, “Diablo”. Olsi shfaqej në jaht me disa vajza, ndërsa Egli e cila e filmonte u dëgjua t’i thonte:
“Ah, Olsi Bylyku për ty paska qenë jeta mor djalë. Ma bëre jetën si deshe! Bravo, bravo!” Nga kjo video, menduam se Elgi nuk bëhet aspak xhel0ze për Olsin, por në fakt paska qenë komplet e kundërta.
Sot në “Wake up”, aktori ka treguar prapaskenat me partneren gjatë videoklipit të ri, duke u shprehur se Eglit “i iku truri” nga xhelozia.
“Jemi zënë shumë gjatë xhirimeve të klipit të ri “Diablo” i cili pritet të dalë këtë javë. Kisha një modele, ishte shumë e bukur dhe protagonistja e klipit. Me të kisha një kërcim dhe Eglit i iku truri që nuk e prekja. I thashë: “Po thuaj mi gocë se e prek unë gjithë ditën”…pastaj u pendua se në dublën e radhës me tha qetësohu pak, mos e prek aq shumë.”-tregoi Olsi.
Epo ku ka dashuri, ka edhe pak xhelozi, s’mendoni kështu?