Aktorja e njohur, Olta Gixhari është në pritje të ëmbël dhe pritet që së shpejti të bëhet mama e një djali. Lajmi u konfirmua fillimisht nga motra e saj Gerta Gixhari dhe më pas vetë Olta publikoi një foto ku shihet e kapur përdore me partnerin e saj dhe në duar mbajnë dy këpucë të vogla ngjyrë bojëqielli.

“Shiko kush po vjen, djali ynë”- shkroi Olta Gixhari, krahas fotos. Kujtojmë se ajo ndodhet në muajin e 9-të të shtatzënisë dhe ka treguar se po e shijon në maksimum këtë periudhë. Ajo jeton në Spanjë me partnerin e saj, prej momentit kur vendet u vendosën në karantinë.