Ditën e djeshme modelja e njohur e cila është shumë aktive në rrjete sociale Oriola Marashi tregoi se ka filluar pushimet së bashku me të dashurin e saj Eros Grezda. Dhe ditën e sotme modelja ka ndarë imazhe nga pushimet e saja me futbollistin por ajo që tërhoqi vëmëndjen ishte video e publikuar në Instastory teksa ajo përqafonte dhe ledhatonte të dashurin e saj.
Sërish ajo nuk e publikoi fytrën e plotë të tij po nisur nga varësja në qafë dhe këmisha që ai mbante veshur pas dyshim që ishte Erosi. Sakaq, kujtojmë se lart e poshtë thuhet se ata janë fejuar dhe këto thashetheme u përforcuan nga vetë modelja që postoi disa javë më parë disa foto në Instagram, ku binte në sy një unazë në gishtin e fejesës.