Vetëm pak ditë më parë bëri xhiron e rrjetit lajmi se modelja se ksi Oriola Marashi i kishte dhënë fund lid hjes me futbollistin Eros Grezda. Dyshja nuk ndiqej më në Instagram dhe nuk ishin parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndaj kaq mjaftoi të aludohej se nuk ishin më bashkë. Megjithatë, dyshimet u sh an kur futbollisti i komentoi Oriolos, pasi kjo e fundit postoi disa foto tepër të bukura, duke na lënë të kuptohet janë ende bashkë dhe të lumtur.
E megjithatë, duket se gjërat mes tyre nuk kanë qenë edhe aq të qeta kohët e fundit, pasi kanë hasur në prob lemet e para pas fejesës. Miqtë e tyre kanë thënë për “Panorama Plus” se pas karantinës mes çiftit ka pasur disa probleme që lidhen me xhe lozinë, duke e ten sionuar lidhjen dhe duke krijuar një distancim. Sakaq, kujtojmë se lart e poshtë thuhet se ata janë fejuar dhe këto thashetheme u përforcuan nga vetë modelja që postoi disa javë më parë disa foto në Instagram, ku binte në sy një unazë në gishtin e fejesës.
Këto thashetheme Oriola sapo i ka thelluar, duke na lënë të kuptohet se pavarësisht prob lemeve ata janë bashkë dhe të lumtur. Modelja ka postuar 1 video në Instastory nga pushimet e saj ku shihet me Erosin, teksa bie në sy unaza. Madje për të na e treguar sa më mirë, ajo ka postuar një tjetër video ku tregon vetëm dorën.