Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka bërë të ditur se kufijtë e vendit do të mbeten të hapura, pavarësisht zërave që kanë qarkulluar ditët e fundit. Filipice e beri njoftimin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se për momentin gjërat do të mbeten sic janë teksa Komisioni për Sëmundje Infektive pritet të përfundojë grumbullimin e informacioneve mbi situatën në rajon.

“Në të gjithë botën pandemia nuk është se po zbehet, ka gjithmonë e më shumë pacientë, kudo ku ka pasur lehtësime të masave restriktive, ka shumë të infektuar të rinj. Komisioni për Sëmundje Infektive ka kontaktuar me përfaqësuesit e vendeve përreth dhe priten informacionet për gjendjen me koronavirusin në të gjithë rajonin. Komisioni po ndjek situatën dhe për momentin kufijtë mbeten të hapura”, u shpreh Filipçe.

Maqedonia e Veriut shënon deri tani gati 6.800 të infektuar dhe 328 vd ekje. Në mbarë rajonin janë regjistruar qindra raste të reja me koronavirus e dhjetëra vik tima. Vetëm një ditë më parë Serbia regjistroi 11 vde kje të tjera, që e cuan bilancin në rreth 300.