Sipas Metoalb kthjellime dhe temperatura relativisht të larta mbizotërojnë kushtet e motit në territorin shqiptar, përjashtim bëjnë zonat veriore ku gjatë pasdites pritet zhvillim i vranësirave lokale duke sjellë rrebeshe afat-shkurtër. Ndërsa pjesa tjetër e vendit vijon me kthjellime.
Temperaturat e ajrit mbeten të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 39°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 2 ballë.