Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi ka rënë goxha në peshë kohët e fundit.
Ajo ka treguar për “Prive” se i është dashur të dobësohet për shkak të problemeve shëndetësore.
Këngëtarja ndodhet së fundmi me pushime dhe nuk i ka kursyer fotot në rrjete sociale, te të cilat është i dukshëm ndryshimi. Ajo ka publikuar disa foto me rrobabanjo dhe ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Fifi ka marrë komplimenta të shumta nga miqtë e fansat për format e saj trupore.