Ka zgjatur fare pak eksperienca e Kim si flokëkuqe, pasi ajo është rikthyer sërish në origjinë dhe ditën e sotme është fotografuar me flokët e zeza.  E veshur me një jumpsuit lëkure ngjyrë ulliri, ylli i “Keeping up with the Kardashians” është parë në rrugët e Kalifornisë. Po ashtu nëna e katër fëmijëve më në fund kishte veshur edhe një maskë, pas kritikave në një dalje publike së fundmi me burrin e saj Kanye West në Nobu në Malibu.

Në fakt ditën e djeshme Kim postoi në Instagram një foto me flokët e saj të mëparshëm, duke shkruar se po e mendon seriozisht rikthimin në këtë ngjyrë flokësh. Kjo është dalja e parë publike e Kim, pasi Kanye West më 4 korrik, në ditën e pavarësisë së SHBA shpalli kandidaturën e tij për president. West ka deklaruar edhe më herët se ka ndërmend të hedhë kandidaturën e tij për president, duke premtuar se do t’i sjellë Amerikës ndryshimin e merituar. Më herët ditën e sotme 39-vjeçarja ka publikuar disa foto të vjetra teksa ndodhet në karantinë, teksa shprehet në postimin e saj në Instagram, se këto janë disa nga kujtimet e saj më të mira, por të gjithë fansat kanë mbetur pafjalë nga transformimi i saj!