Moderatorja Dajana Shabani duket se ka plane të tjera për të ardhmen dhe këto i ka bërë të ditura me shkrimet e reja në Instagram. Pasi i dha fu nd romancës me boksierin kosovar që jeton në Gjermani dhe u shkëput nga televizioni, ka zbuluar se ka realizuar një kontratë të rëndësishme por pa dhënë detaje.
Pas kësaj i ftoi ndjekësit që ti bënin pyetje dhe një ndër to ishte nëse ka partner apo është beqare, për të cilën u përgjigj: “Dikush po do me ma zbukuru jetën.” Një pyetje më pas i dedikohej lumturisë, duke lënë të nënkuptohej sikur ka diçka që e pret në Angli.
“Jam shumëëë! Po sikur Londra të thotë po, do jem më shumë”, shkroi Dajana. Është e paqartë nëse po flirton me ndonjë mashkull në Angli apo ka plane për të zhvilluar karrierën atje. Dhe në fund i hodhi të gjitha poshtë duke treguar se ende është beqare.
“Qetësohuni se jam ende beqare. Pra marrim frymë thellë, shtyjmë!”, shkroi moderatorja.