Partnerja e reperit shumë të njohur, Stresit, është kthyer në një ndër emrat më të komentuar në media e rrjete sociale. Fansat e Stresit presin me kuriozitet të madh të mësojnë gjithçka që ndodh mes tij dhe partneres, Keisit, e cila prej kohësh jeton në Kanada. Prej disa muajsh, çifti nuk është takuar dhe mes tyre kanë ndodhur disa zënka që duket se s’janë sqaruar ende.

Ndërkohë, në media vazhdojnë të qarkullojnë lajme të rreme për Stresin, lidhur me romancat e tij gjatë kësaj kohe me të tjera vajza. Këto lajme reperi i mohoi duke deklaruar se vazhdon të jetë i martuar. Mirëpo, duket se kjo situatë e ka lodhur Keisin dhe prania e saj në lajme duhet të jetë bërë paksa “e bezdisshme” për të.

Për më tepër, Keisi mendon se jeta po tregohet e ashpër me të këto kohë, duke marrë parasysh të gjitha ndodhitë. Por, a e dini ku e gjen forcën për t’i bërë ballë asaj?
Pikërisht tek vetja! Në InstaStory, partnerja e reperit publikoi një foto të sajën, krahas së cilës kishte vendosur fjalët domethënëse:

“Jeta është e ashpër, por e tillë je dhe ti!”


Pra, s’ka asgjë në jetë që mund ta mposhtë Keisin dhe kjo deklaratë lidhet drejtpërdrejt edhe me partnerin e saj. Duket se dashuria e Keisit dhe Stresit “do të triumfojë” gjithmonë!