Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u paraqit sot në Hagë për t`u marrë në pyetje me ftesë të Prokurorit të Specializuar. Që prej orës 13:00 ai po merrej në pyetje ndërsa raportohet se sapo ka përfunduar seanca e marrjes në pyetje.
Para se të hynte në ndërtesë, kreu i shtetit kosovar tha përpara gazetarëve se beson që nga kjo sfidë do të dalë i suksesshëm.