Nga Artur Ajazi
Përditë dhe më shumë, kreu i shtetit duket i trembur, i merakosur, i përkundur, i nevrikosur, i pavendosur, dhe kjo po i ndodh edhe pse kërkon nga Lulzim Basha (të cilit i bëri gjithë atë pritje në Presidencë) aleancë dhe mbështetje. Kryetari i shtetit, më tepër se duket, është thellësisht i trembur, megjithëse po ruan “qetësinë” e humbur me deklarata dhe konferenca shtypi. Ilir Meta, nuk po i lë kohë fare fjalimeve të kryeministrit Rama, dhe po ngutet të dalë para mediave sapo dëgjon shpjegimet dhe këshillat e tij për opozitën parlamentare dhe atë jashtë saj.
Ilir Meta, është thellësisht i brengosur, i shqetësuar, i trembur, i pavendosur, për ç’ka duhet të bëjë sot dhe pas zgjedhjeve të 2021. Ai e ka merakun tek LSI, si foleja e fundit, nga ku kreu aktual i shtetit, do të gjejë qetësinë e humbur, por kurrë më, mundësinë për të shijuar pushtetin, as me Bashën, dhe kurrsesi me Edi Ramën. Trembja e Ilir Metës, vjen nga forcimi i qeverisjes së Edi Ramës, trembja e tij vjen nga arritjet dhe bashkëpunimet e qeverisë me faktorin ndërkombëtar, duke parë dhe ndjekur nga afër, gjithë proceset e afrimit dhe ndihmave edhe nga KE dhe BE.
“Presidenti këtu është, nuk ikën presidenti, por populli aty është, e kujtoni 2 marsin, shperndaje shperndaje thonin, se do flasim me letra, jo me hartime. Nuk do zgjedhim asnjë model lindor, na kaluan njëherë si kusur të Jugosllavisë, por tani e kemi rrugën e përcaktuar do të bëhemi vetëm anëtarë të BE”- ka deklaruar gjithë ankth gjatë fjalimit të tij dje në mesditë Ilir Meta. Duke harruar detyrimet e tij kushtetuese, dhe duke u marrë gjithë ditën me logjistikën dhe hartën e veprimeve të ish-opozitës së vjetër, Ilir Meta u kujton atyre që e besojnë se “presidenti nuk ikën, edhe populli është këtu”, madje kujton edhe 2 Marsin.
Çfarë hipokrizie, edhe i trembur edhe i trimëruar, ndërkohë edhe i mëkatosur ndaj qeverisjes, institucioneve ligjore, dhe veçanarisht Edi Ramës. Ky është kryetari i shtetit, që ka kthyer për hatër të Lulzim Bashës dhe interesave të tij, Presidencën në seli të opozitarizmit të shpa rtalluar. Ky është Ilir Meta, që ka 2 vjet që edhe pse duhej të ishte mbi palët politike, rri në llogoren e SHQUP-it dhe LSI-së tij, duke bo mbarduar me ak uza, fy erje, dhe deklarata mashtruese, qeverinë, Parlamentin, dhe gjithë institucionet e shtetit.
Duke u tmerruar nga fitorja e sigurtë e një mandati të tretë të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, dhe duke e parë vehten shumë shpejt në pension politik, përballë ndonjë procesi ligjor, Ilir Meta ka vendosur të rreshtohet hapur kundër shumicës qeverisëse, dhe në krah të atyre që dikur i quante “bandë kriminelësh dhe gangsterë me kollare”. Trembja e Ilir Metës është e dukshme, sidomos kur ai del para gazetarëve, fill pas fjalimit të Edi Ramës në Parlament, duke u munduar të spostojë kusuret nga vetja. Bashkimi i përkohshëm i Ilirit me Lulzimin para zgjedhjeve, ka gjasa të nxjerrë në “mejdan” një përplasje të re mes tyre, sidomos kur dihet se LSI, shumë shpejt do të mbetet si “kovë pusi pa ujë”, pa elektorat, pa deputetë, dhe ndoshta vetëm me dy kryetarë.