Stefano Pioli e ka paralajmëruar Atalantën se Milani i tij i tanishëm është ndryshe nga ai të cilin skuadrave nga Bergamo e shkatërroi plotësisht duke e mundur 5:0 në fillim të sezonit. Milani ka ndryshuar fytyrë që prej asaj ndeshje, pasi nuk ka pësuar disfatë asnjëherë që prej se u rikthye futbolli pas pandemisë koronavirus.

Megjithëse, kuqezinjtë nuk e kanë mundur Atalantën në shtëpinë e vet tash e gjashtë vjet. Duke folur në një konferencë për media para kësaj ndeshjeje, Pioli tha se skuadra e tij është e etur ta vazhdojë formën e lartë.

“Nuk keni nevojë të na e kujtoni. Ne duam ta vazhdojmë këtë formë sa më gjatë që është e mundur. Atalanta është fantastike në çdo departament, por edhe ne bëjmë shumë mirë po ashtu, duke bërë paraqitje të mëdha”, tha Pioli.

“Ne kemi ndryshuar shumë nga ndeshja e parë kundër saj, e cila ishte shumë e keqe për ne dhe shumë e mirë për ta”, shtoi ai.