Nga burime të sigurta të Gazetes Shqip, mësohet se Drejtori i Përgjithshëm i Top channel, Ben Blushi ka nisur një padi ndaj Sali Berishës për shpifje. Ky i fundit ka shpifur rregullisht për Ben Blushin dhe familjen e tij, që nga nga koha kur Blushi ishte aktiv në politikë. Por, çuditërisht shpifjet janë shtuar kohët e fundit edhe pse Ben Blushi është tërhequr prej tre vitesh nga politika dhe jeta parlamentare. Sali Berisha ka përdorur në mënyrë ba nale dhe vul gare profilin e tij në facebook, për të sajuar dhe shpifur për prona, toka apo konflikte që Ben Blushi nuk i ka.
Shpifjet e rëndomta dhe pa fantazi të Sali Berishës u shtuan sidomos pasi TV Klan doli nga platforma Digitalb, ç’ka ngre dyshime se Facebook i Sali Berishës jepet dhe merret me qira nga tregtarë dhe biznesmenë të ndryshëm, të cilët e paguajnë apo e blejnë në treg. Ka shumë raste që provojnë sesi Sali Berisha mbron biznesmenë apo su lmon njerëz të lirë për arsye dhe interesa tregtare, ç’ka dëshmon atë që flitet, se ky shpifës i jepet prurësit më të parë. Sidoqoftë, Sali Berisha mendohet se ka edhe komplekse të tjera ndaj Ben Blushit. Në vitin 2008 në romanin e tij “Të jetosh në ishull”, thuhet se Ben Blushi e ka kthyer në personazh Sali Berishën si një perv ers që dogji Voskopojën, duke marrë si krahasim vitin 1997.
Kompleksi i një njeriu që nuk arriti dot kurrë të ndajë fjalën nga pështyma, gërmat nga shpifja dhe numrat nga paraja, mesa duket e shoqëron jo vetëm për të shpifur ndaj politikanit por edhe ndaj shkrimtarit Ben Blushi. Thonë që qentë kafshojnë shkrimtarët, kur këta të fundit i ngatërrojnë me macet. Sidoqoftë gjykata këto ditë do të njihet me padinë civile, të cilën Gazeta Shqip do ta botoje të plotë. Gazeta Shqip