“Money Heist” ose i njohur më së shumti si “La Casa De Papel”, është seriali spanjoll i cili ka pasur një sukses të madh ndërkombëtar falë Netflix. Fansa nga e gjithë bota presin me padurim pjesë të reja nga seriali, i cili as këtë herë nuk i zhgënjeu shikuesit e tij.
“La Casa De Papel” po bëhet gati për një sezon të pestë, ndërsa xhirimet kanë nisur.
Ka qenë aktori në rolin e “Profesorit”, Alvaro Morte, i cili ka konfirmuar lajmin e rikthimit në llogarinë e tij në Instagram. Ai ka ndarë një foto nga prapaskenat e xhirimeve, ndërsa krahas saj shkruan:
“U riktheva! Profesori u rikthye!”, duke gëzuar fansat e këtij seriali. Prej kohësh po përflitej se sezoni i pestë i “La Casa De Papel” do të vinte shumë vonë në ekran për shkak të emergjencës Covid-19. Madje, aktorja në rolin e inspektores Murrilo, Itziar Ituno, konfirmoi më herët se ishte infektuar me koronavirus. (Lexo këtu)
Aktorja qëndroi dy javë në karantinë dhe arriti ta mposhtë virusin. Përsa i përket këtij sezoni të ri, ende nuk ka një datë se kur do të lançohet për publikun, megjithatë pritet të mos vonojë shumë.