Premierliga e ka zbuluar topin që do të përdoret gjatë sezoni 2020/21, të reklamuar nga ylli i Manchester Uniteid. Megjithatë, tifozët do të duhet të paguajnë më shumë sesa zakonisht, 125 funte, për ta pasur këtë top të ri me dizajnin revolucionar. Dizajni fillestar i këtij topi u lansua nga kompania Nike gjatë muajit qershor dhe tifozët filluan ta krahasojnë atë me topat e golfit, për shkak të zhubrave që shfaqen në sipërfaqen e këtij dizajni të ri. Megjithatë, për dallim nga dizajni fillestar, topi që u zyrtarizua sot si topi që do të përdoret për sezonin e ri të Premierligës duket më mbresëlënës, për shkak edhe të ngjyrave të përdorura.
“Gjithmonë i lumtur me topin përkrah vetes. Mos e lejoni askënd të ju thotë se po ëndërronte më shumë sesa që duhet”, shkroi Rashford në rrjete sociale, teksa reklamonte topin e ri të Premierligës. Nike pretendon se ky top ua mundëson lojtarëve pasimet dhe goditjet 30 për qind më të sakta sesa topat e tjerë, shkaku i teknologjisë së re AerowSculpt, që thuhet se e limiton lëvizjen e paparashikueshme të topit pas goditjes. Kjo teknologji mund të mos pëlqehet nga futbollistët që i god asin gjuajtjet e lira, pasi që ata varen shpeshherë nga lëvizjet e paparashikueshme të topit në ajër pas go ditjes për ta mash truar portierin kundërshtar.