Vetëm pak ditë më parë, këngëtari Joe Jonas dhe aktorja Sophie Turner janë bërë prindër për herë të parë. Ylli i “Game of Thrones” ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Willa. Megjithëse çifti s’ka folur kurrë pë shtatzëninë dhe nuk e ka dhënë zyrtarisht lajmin e lindjes, burime pranë tyre kanë treguar gjithçka për mediat e huaja.

Tashmë, jeta e Joe Jonas dhe Sophie Turner ka ndryshuar rrënjësisht. “Janë kthyer në shtëpi dhe po qetësohen. Joe është shumë i përfshirë dhe i përkushtuar. Ai dëshiron të bëjë ç’të mundet dhe i pëlqen të qëndojë me bebin dhe të ndihmojë Sophie-n”- kanë treguar burimet.Sophie dhe Joe u  martuan në muajin maj në një ceremoni private në Las Vegas. Disa muaj më vonë ata i thanë sërish “Po” njëri-tjetrit në një dasmë të mbajtur në Francën Jugore.