Besnik dhe Vera Ora kanë vendosur të bëjnë disa ditë pushimesh të merituara në Ulqin!
Prindërit e këngëtares së famshme, Rita Ora, kanë zgjedhur Ulqinin si destinacionin ideal për pushimet e këtij viti.

Pas betejës së nënës së Rita Orës me COVID-19, e cila ishte në krye të shërbimit me bluzat e bardha, është koha për relaks. Ata kanë publikuar disa foto ku duken në humor teksa shëtisin me varkë në Bunë.

Nisur nga postimet e çiftit, duket se ata kësaj here kanë udhëtuar vetëm, pa këngëtaren Rita, e cila duket se po punon për albumin e saj të radhës muzikor.