Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri me anë të një emaili dërguar anëtarëve të tjerë, ka konfirmuar mbledhjen e ditës së sotme që pritet të mbahet në orën 17:00.
Rendi i ditës së kësaj mbledhje është miratimi edhe formalisht i dokumenteve të dakordësuara më parë në këtë tryezë përtej projektligjit me amendamentet e Kodit Zgjedhor i cili kalon sot për votim në seancë.
Kujtojmë se ditën e djeshme edhe përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare kërkuan një mbledhje të Këshillit Politik për të diskutuar hapjen e listave dhe risitë kushtetuese.