Paris Saint Germain do të përballet sot me Lyon në ndeshjen e dytë zyrtare pasi në Francë u ndërpre kampionati për shkak të koronavirusitNë këtë ndeshje pritet të mungojë Mbappe për shkak të një lëndimi por Tuchel ka startuar me treshen sulmuese Neymar, Icardi dhe Di Maria. Në anën tjetër Lyon ka startuar me dyshen Dembele dhe Memphis.

Kujtojmë se PSG ka fituar titullin e Francës pasi kampionati u anulua shkaku i Pandemisë së COVID-19. E përderisa pandemia PSGnë e bëri kampion, për Lyonin mosvazhdimi i kampionatit kishte pasoja pasi që skuadra përfundoi kampionatin në vendin e shtatë. Kupa do ta dërgonte këtë skuadër në gara europiane, përndryshe do ta humbiste këtë mundësi për sezonin e ardhshëm.