4 Korrik- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndarë në faqen e saj në Facebook një videomesazh drejtuar qytetarëve nga këngëtarja e njohur Julka Gramo.

Manastirliu thekson se aktualisht në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID19. Ministrja e Shëndetësisë ju ka bërë thirrje të rinjve të zbatojnë rregullat e higjenës personale, distancimit social dhe vendosjen e maskave në mënyrë që të frenohet përhapja e COVID19.

“#COVID19 ‼️Sot në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID19, sepse virusi nuk bën dallim moshe. Sot, ka shumë të rinj që me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit dhe e përcjellin atë tek prindërit, gjyshërit, duke i vënë ata në rrezik serioz! Vetëm me kontributin e të rinjve, për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e coronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet! ? Vendose maskën?? ↔️ Ruaj distancën ? Laj shpesh duart #RuajVeten #RuajTëTjerët ?#COVID19?”, shkruan Manastriliu.

Në vijim të fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë për përdorimin e maskës mbrojtëse, këngëtarja Julka Gramo jep mesazhin për mbajtjen e maskave mbrojtëse në mënyrë që të mbrojmë vetën, familjen dhe të tjerët. “Unë mbaj maskë të mbroj ty, kështuqë të lutem më mbro edhe ti mua. Le të mbrojmë njëri tjetrin, të mbrojmë familjet tona, të mbrojmë edhe të tjerët. Nëse unë dhe ti mbajmë maskë rreziku I transmetimit të virusit sipas disa statistikave që unë pashë sot ishte vetëm 1.5%”, shprehet Gramo në mesazhin e saj drejtuar qytetarëve.