Në shkollën 9-vjeçare “Hasan Koçi” në Shkozet po vijon me ritme të shpejta puna për ndërtimin e saj, pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka publikuar disa foto gjatë punimeve intensive që po bëhen për rindërtimin e kësaj shkolle.
“Ja si po rindërtohet me ritme të shpejta, një tjetër ndër 143 shkollat që do të ringrihen më të sigurta, më të bukura e moderne, aty ku tërmeti goditi dhe rrënoi një vit më pare”, shprehet ministri.
“Shkolla 9-vjeçare Hasan Koçi në Shkozet është një projekt i madh, në vlerë mbi 185 milionë lekë, financuar nga qeveria dhe zbatuar nga FSHZH për të mirëpritur 640 nxënës, në një hapësirë mbi 4300 metër katrorë, me 18 klasa, 8 laboratorë, ambiente ndihmëse e rekreacioni, që do të jetë gati në fund të nëntorit”, – tha Ahmetaj.