E shtuna pritet të shënojë ditët më të nxehtë të kësaj jave, me temperaturat që do arrijnë deri në 26 gradë.
Por lajm i keq vjen për ata që kishin planifikuar të pushonin në bregdet të dielën. Reshje shiu dhe ulje e lehtë e temperaturave parashikohen për të dielën. Java nis sërish me temperatura të larta dhe thatësira.