Qendra e re e Kolonjës në Lushnjë është tyhuajse në përfudnim të punimeve për rikonstruksionin e saj. Shumë shpejt ajo do të kthehet në një qendër të re edukative dhe sociale për banorët e Kolonjës.
Zëvendëskryeministri Erion Braçe theksoi sot se “nuk ka më mirë se në qendër të kesh një kampus arsimor, jo një kazino, mbi krye të kesh një prej qytetërimeve më të vjetra shqiptare si Ardenica, jo një shumëkatëshe”.
“Investim e punë që vlen shumë për qindra fëmijë e të rinj në Kolonjë, qindra të tjerë rreth e qark Kolonjës. Regjimi korruptiv PD/LSI e bëri rrugëkalimi me kioska, në një qendër të denjë për më të mirët e komunitetit, fëmijët e të rinjtë”, – tha Braçe.
Shkolla e bashkuar në qendër të fshatit Kolonjë në Lushnjë ka pësuar transformim rrënjësor nga një ngrehinë në një qendër komunitare për fshatin më të madh të njësisë.
Ajo tashmë ofron hapësira te reja, laboratore, sistem ngrohjeje dhe palestër për herë të parë, nyje të reja sanitare për çdo grupmoshë, ndarë sipas gjinive, për fëmijë me aftësi ndryshe dhe për mësuesit.