Pas humbjes në Camp Nou, dhe humbjes së titullit edhe matematikisht, pasi Real Madridi u shpall kampion – Lionel Messi ishte shumë i ashpër për situatën në klub. Lidhur me këtë është pyetur edhe trajneri, Quique Setién, para ndeshjes së fundit në La Liga me Alavesin.
Raportohet se ai i ka ditët e numëruara në stolin e Barcelonës dhe se reagimi i Messit vetëm sa dha sinjale se nuk e duan më Setienin. “Messi? Nuk ndihem i sinjalizuar. Është e vërtetë se nëse luajmë si në disa ndeshjet e funit s’do të fitojmë asgjë, por gjithashtu kemi bërë edhe paraqitje të mira”, u shpreh ai. “Nëse luajmë sikur kundër Villarreal jam i sigurt se ka shanse të fitojmë Champions Leaguen”.