“Kjo është marrëveshja. E kam thënë dhe më parë. Është parlamenti që ka të drejtën të vendos për gjithçka që është përtej kornizës së 5 qershorit”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama për marrëveshjen me opozitën parlamentare për reformën zgjedhore.

“Jemi të gatshëm. Uroj që nesër pa humbur kohë të mbledhim Këshillin Politik. Ia kam shprehur gatishmërinë time njërit prej bashkëdrejtuesve, në mos gabohem, apo nuk gabohem, Damianit. Nesër do të jemi në Këshillin Politik dhe do të vazhdojmë të diskutojmë.

Marrëveshja e nënshkruar sot, ashtu si ajo e 5 qershorit, janë dokumente që nga qënie në letër, do të duhet të kthehen në materiale ligjore e kushtetuese. Në 23 dhe 30 korrik. Ka një arsye shumë të rëndësishme se s’duhet të humbasin kohë. Marrëveshja e 5 qershorit ka një pikë të rëndësishme, pasi është futja në sistem të njerëzve. Koha është e ngushtë.

Duhet të shfrytëzojmë çdo minute. Është vendosur dhe zgjedhja e KQZ së re. Do të duhet të marrin dhe ajo kohën e vetë. Ne do t’i qëndrojmë marrëveshjes dhe në atë aspekt. Ndryshimet kushtetuese do kërkojnë refkëtime në kodin zgjedhor. Duam që të përmbyllet gjithçka në sezonin tjetër.”, tha ai.

I kënaqur nga kjo marrëveshje?

I kënaqur sepse kemi arritur një konsensus edhe pse jo të gjërë. Një orë e më parë të mblidhet Këshilli Politik, kemi hapur një diskutim dje mos gabohem. Opozita kërkonte dje të dinte datën e saktë për kalimin e 5 qershorit, data e saktë është 23 korriku. Kemi nevojë për të bashkëpunuar lidhur me ndryshimin Kushtetues për hapjen e listave.

Jeni të sigurt që do t’i keni 84 vota për Kodin?

Kemi bërë goxha debat, veçanërisht me zotin Murrizi. Nuk e njeh marrëveshjen e 5 qershorit. Kemi pasur sinjale të mira nga dy grupet e tjera. Do të ishte mirë të votonin. Ne do të vazhdojmë të punojmë, nesër miratohet futja në rendin e ditës dhe do të vazhdojmë të kërkojmë mbështetje sa më të gjerë.

Do ta miratoni 30 korrikun pavarësisht qëndrimit të PD?

Parlamenti ka të drejtë të vendosë për gjithçka. Uroj që nesër të mblidhemi me Këshillin Politik. E kam shprehur dëshirën time, i kam thënë Damianit që jam gati që nesër. Do të vazhdojmë të diskutojmë. Marrëveshja e nënshkruar sot dhe më 5 qershor duhet të kthehen në materie ligjore. Ka një arsye pse u zgjodh 23 korriku, sepse nuk kemi kohë. Duhet kohë që e kemi humbur prej PD-së. Pra duhet të ngrihet edhe KQZ-ja e re.

Ne do t’i qëndrojmë marrëveshjes por ndryshimet duan kohën e tyre. Pastaj ja sheshi, ja mejdani. Jo unë po kushdo që pretendon që të bëhet Kapedan. I bëj apel Lulzim Bashës që të mos bëjnë gabimet e të shkuarës që të mos refuzojnë tryezat dhe të vazhdojmë punën se bashku.

Nuk jemi të detyryar të biem dakord për të gjitha. Kemi mundësi që të biem dakord për shumëçka. PS ka bërë lëshimet e veta. I ka qëndruar një procesi që realitetin politik. E gjitha zhvillohet në sytë e popullit shqiptar. E kam thënë shumë herë kush i merr shqiptarët për budallenj, e ha.