Kryeministri Edi Rama vlerësoi formatin e Këshillit Politik që është ngritur dhe ku po diskutohen cështjet zgjedhore. Duke ‘thumbuar’ opozitën jashtë parlamentit, Edi Rama tha se nga do që të rrotullohesh, rrugët në demokraci të çojnë në tryezë.
“Nuk jam për të komentuar se cfarë keni dëgjuar nga brenda për këtë arsye diskutimi në këtë tryezë ishte pa media, që të gjitha palët të diskutojnë lirisht, gjë që ka ndodhur, shumë mirë që ka ndodhur, është një format i mirë, që duhet ta ruajmë dhe mbajmë, se jeta politike nuk mbaron në fund të korrikut dhe nga do që të rrotullohesh, rrugët në demokraci të çojnë në tryezë, sado ti marrësh malet fundi është në tryezë. Kjo tryezë ka potencial të rëndësishëm që do të përpiqemi ta shfrytëzojmë. Nuk e di cfarë duhet të lëshojë më PS-ja, pasi në të gjitha kemi mbajtur pozicion të ekuilibruar dhe me shqetësimin që produkti të jetë gjithëpërfshirës. Po të shikonim interesin tonë do të kishim kërkuar tjetër gjë, jo këto në tryezë” tha ai.