Raporterja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos, ka përshëndetur ndryshimet kushtetuese të ditës së sotme. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, eurodeputetja thekson se është shumë e rëndësishme vijimi i dialogut konstruktiv.

“Përshëndes miratimin në Shqipëri të listave të hapura. Është e rëndësishme që të gjitha partitë e “Flamurit të Shqipërisë”, jashtë dhe brenda Parlamentit, të vazhdojnë dialogun konstruktiv që lejoi marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore, një kriter themelor për “Flamurin e Bashkimit Evropian””, nënvizon europarlamentarja.