Ish-sulm uesi i Arsenalit, Charlie Nicholas, beson se Topçinjtë kanë qenë duke e ulur nivelin e tyre përgjatë gjashtë vjetëve të fundit, mirëpo është inkurajuar nga trajneri aktual, Mikel Arteta, se gjërat mund të përmirësohen. Arsenali s’arriti ta mbyllë sezonin më mirë sesa në pozitën e tetë në tabelën e Premierligës për sezonin 2019/20. Tifozët kishin pritur më shumë sesa kaq nga klubi i tyre i zemrës, që është tre-herë fitues i titullit të kampionit.Triumfi potencial në finale të FA Cup, kundër Chelseat, mund t’ia shpëtojë Arsenalit sezonin dhe mund t’ia ofrojë daljen në Evropë për sezonin e ardhshëm, përmes vendit për në Ligën e Evropës. Megjithatë, ky trofe s’do të arrinte ta hiqte vëmendjen e analistëve si Nicholas, të cilët kanë vërejtur rënie në nivel nga ana e Arsenalit tash e një kohë të gjatë.
“Nuk është faji i Mikel Artetës. Po flasim për një klub që ka qenë në rënie të lirë dhe nuk ka përmirësuar asgjë në gjashtë vjet”, ka thënë Nicholas për SKy Sports.“Ata mbetën në pozitën e tetë sepse i fituan vetëm 14 ndeshje – s’mbaj mend të ketë fituar më pak ndeshje Arsenali në epokën e Arsenalit. Skuadra është përmirësuar që nga ardhja e Artetas, por unë duhet ta analizoj sezonin si të plotë”.“Ai e ka përmirësuar skuadrën. Nuk jam tifoz i statistikave – statistikat e tij s’kanë qenë të mrekullueshme – mirëpo mendoj se si njerëz të lidhur me Arsenalin, ne e kemi vërejtur përmirësimin”.