Mbrojtësi anësor i Liverpoolit, Andy Robertson, thotë se triumfi i Reds në Premierligë ka nxjerrë legjenda nga skuadra e këtij sezoni, mirëpo insistoi se atyre s’ju mjaftojnë medaljet e fituara deri më tani dhe do të kërkojnë të tjera sezonin e ardhshëm. Lojtarët e Liverpoolit e kanë shijuar një ecuri mbresëlënëse të sukseseve pas triumfit në Ligën e Kampionëve, duke e fituar edhe Kupën e Botës për Klube, Superkupën e Evropës dhe, së fundi, Premierligën, transmeton Gazeta Express. Tani, skuadra e Liverpoolit do të përballet me sfidën për ta mbajtur lart nivelin e paraqitjeve të skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm dhe Robertson thekson se ky është qëllimi i djemtë të Jurgen Kloppit.
“S’na janë mërzitur trofetë, s’do të lodhemi nga ato kurrë, kurrë dhe kurrë. Medaljet janë për t’i shijuar. Kur të pensionohesh, i shikon ato dhe është e rëndësishme t’i kesh rreth qafës për t’i shijuar”, ka thënë Robertson. “Momentet si këto nuk ndodhin shpesh, por ne shpresojmë të arrijmë momente të tjera të tilla për këtë klub. Nëse ne mund ta bëjmë këtë, djemtë tashmë janë legjenda, ne do ta lëmë një trashëgimi në këtë klub. Ky është qëllimi ynë”. “Ne e dimë se duhet të përmirësohemi për vitin e ardhshëm dhe e gjitha që duhet është që ne të jemi edhe në aspektin psikik 100 për qind gati. Jam i sigurt se do të jemi”.