Cagliari e ka mposhtur befasisht 2:0 Juventusin në ndeshjen e parë të bardhezinjve pas fitimit të titullit të nëntë radhazi në Serie A të mërkurën, me Cristiano Ronaldon që dështoi të shënojë gol dhe si pasojë ngeli katër gola prapa liderit Ciro Immobile në garë për Këpucën e Artë. Luca Gagliano dhe Giovanni Simeone ishin heronjtë e Cagliarit duke ia siguruar atij një fitore të rrallë ndaj Juventusit në stadiumin Sardegna Arena. Kjo ishte fitorja e parë për skuadrën e trajnerit Walter Zenga në gjatë ndeshjet e fundit, pasi i kishte humbur tri dhe kishte barazua në dy të tjera.
Juventusi e siguroi titullin e nëntë radhazi në Serie A para një jave dhe po vinte në këtë takim si kampion i konfirmuar, por nuk e priste një Cagliari kaq vr astar. Skuadra e Maurizio Sarrit më shumë luajti për t’i ndihmuar Cristiano Ronaldos t’i mbajë gjallë shpresat për Këpucën e Artë në Serie A dhe Evropë, një javë para përfundimit të sezonit 2019/20. Immobile prin në Serie A dhe në Evropë për Këpucën e Artë me 35 gola, një më shumë se Robert Lewandowski i Bayern Munich dhe katër më shumë se Ronaldo.
Por, pavarësisht përpjekjeve dhe mundësive, sulmuesi portugez nuk ia doli të shënojë gol në Sardenga dhe si pasojë ngel prapa në garë për çmimin individual. Gagliano shënoi për epërsinë e Cagliarit pas vetëm tetë minutave lojë, duke e mposhtur Gianluigi Buffonin nga afërsia. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Simeone, djali i trajnerit të Atletico Madridit, Diegos, e dyfishoi epërsinë e vendasve. Ai e bo mbar doi portën e Buffonit duke e mposhtur portierin italian me një predhë të vërtetë nga cepi i 16-metershit.
Juventusi e mbizotëroi topin dhe krijoi mjaft raste, por nuk ishte efikas, me Ronaldon që e goditi murin nga dy mundësi shumë të mira nga gjuajtjet e lira. Mundësinë më të mirë për shënim, Ronaldo e pati 10 minuta para fundit, pasi e dribloi mbrojtësin kundërshtar në zonë, goditja e tij e fuqishme u ndal nga portieri Cragno.
Juventusi do ta mbyllë sezonin si vendas i Romës në fundjavë, ndërsa Cagliari udhëton për t’u përballur me Milanin.