Cristiano Ronaldo është titullar për Juventusin në ndeshjen e parafundit të sezonit në Serie A për bardhezinjtë kundër Cagliarit, pavarësisht zërave se ai do të pushohej. Takimi do të luhet në Sardegna Arena dhe nis në orën 21:45, transmeton Gazeta Express.
Juventusi e ka fituar tashmë titullin e nëntë radhazi në Serie A, por Ronaldo është ende duke e ndjekur Ciro Immobilen në garë për Këpucën e Artë në Itali dhe në Evropë. Immobile i ka 34 gola deri tani, tri më shumë se Ronaldo dhe aq sa Robert Lewandowski i Bayern Munich. Ronaldo nuk do të pushohet, prandaj ai i prin sulmit më Gonzalo Higuainin dhe Federico Bernardeschin.