Cristiano Ronaldo është plotësisht i vendosur t’ia përkushtojë të ardhmen e vet Juventusit, duke i hedhur poshtë thashethemet se mund t’i bashkohet Paris Saint-Germainit. Ronaldo, i cili mendjen e ka të zënë me synimin për ta mposhtur Ciro Immonbilen e Lazios në garë për Këpucën e Artë në Serie A, është i përkushtuar ndaj Juventusit, sipas gazetës italiane Tuttosport, transmeton Gazeta Express.
Në javët e fundit u përfol në media se sulmuesi portugez do ta braktiste Juven për gjigantin francez, PSG. Por sipas të përditshmes me bazë në Torino, 35-vjeçari nuk e ka ndërmend të largohet nga Allianz Arena pas këtij sezoni. Ronaldo i ka edhe dy vjet kontratë me Juventusin, pasi marrëveshja e tij e tanishme me bardhezinjtë skadon në korrik të vitit 2022.
Këtë sezon, ai i ka shënuar 28 gola në 28 ndeshje në Serie A dhe është lojtari i parë në 60 vjetët e fundit që i shënon mbi 25 gola brenda sezonit për Juven.Ronaldo ngel vetëm një gol prapa Immobiles, në një garë të nxehtë për Këpucën e Artë në Serie A, kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund.